6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

NBC: Tërheqja e Kennedyt nga gara do ta ndihmonte njërin kandidat në ShBA

- Advertisement -

Vrasja në tentativë ndaj Trumpit, tërheqja e presidentit Joe Biden nga gara, nominimi i zonjës Kamala Harris si kandidate e Partisë Demokratike për presidente dhe përzgjedhja e dy kandidatëve për nënpresident të vendit e kanë trazuar garën në gjashtë javët e fundit. Tani, tërheqja e Kennedyt nga gara mund të jetë ngjarja tjetër e madhe, raporton televizioni “NBC News”.

Zyrtarët e fushatës së Kennedyt janë duke përgatitur një fjalim të madh për të premten. Anketat tregojnë se tërheqja e tij nga gara ndoshta më shumë do ta ndihmonte Trumpin sesa që do ta dëmtonte. Sidoqoftë, edhe nëse e ndihmon, bëhet fjalë për margjina – edhe pse margjinat në fund kanë vendosur në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Kennedy u pëlqen republikanëve më shumë se demokratëve. Kjo është e qartë nga anketa kombëtare e NBC-së. Në janar, Kennedy kishte vlerësim pozitiv nga republikanët (+18) dhe nga të pavarurit (+4), ndërsa demokratët e shihnin atë kryesisht në mënyrë negative (-25).

Këto dallime vetëm janë bërë më të qarta nga ajo kohë. Për shembull, në anketën e NBC-së në korrik, para tërheqjes së Bidenit nga gara, Kennedy gëzonte vlerësim pozitiv vetëm nga votuesit republikanë (+11 për qind), ndërsa të pavarurit (-18) dhe demokratët (-38) e vlerësonin atë negativisht.

Në anketën kombëtare të NBC-së në korrik, para tërheqjes së Bidenit, Trumpi kishte epërsi prej dy për qind në mesin e votuesve të regjistruar, 45 me 43 për qind, ndërsa 12 për qind donin një kandidat tjetër ose nuk ishin të sigurt se kë do ta votonin.

Kur u përfshinë kandidatët e palëve të treta, epërsia e Trumpit u rrit në tre për qind, 40 me 37 për qind, ndërsa Kennedy kishte 10 për qind përkrahje, Jill Stein nga Partia e Gjelbër 3 për qind, Chase Olive 2 për qind dhe Cornel West 1 për qind.

Edhe në anketa të tjera është shfaqur frymë e ngjashme, ku Kennedy tërhiqte më shumë votues që do ta zgjidhnin Trumpin sesa të tillë që do ta zgjedhnin zonjën Harris, nëse do t’i kishin vetëm këto dy mundësi.

Që nga largimi i Bidenit nga gara, numri i përgjithshëm i votuesve që e mbështesin Kennedyn ose kandidatë të partive të treta është zvogëluar./Nacionale

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit