NBA, në bashkëpunim me FIBA, është gati të nisë një ligë revolucionare evropiane të basketbollit, e cila pritet të fillojë në sezonin 2027/28.
Komisioneri i NBA, Adam Silver, konfirmoi këtë zhvillim gjatë një konference të fundit, duke theksuar se përkundër që fillimi i këtij projekti në 2027 është ambicioz, por është i mundur, edhe pse viti 2028 duket si më realist.
Liga pritet të përmbajë rreth 16 skuadra, duke përfshirë klube të njohura evropiane si Real Madrid, Barcelona, Fenerbahçe dhe Paris Saint-Germain.
Gjithashtu, gjigantët e futbollit si Manchester City, thuhet se në ndërkohë do të krijojnë edhe degën e tyre të basketbollit.
Konkurrenca synon të integrohet në ekosistemin ekzistues evropian të basketbollit, duke lejuar skuadrat të marrin pjesë edhe në ligat e tyre kombëtare paralelisht.
Institucione financiare si JPMorgan Chase dhe Raine Group po këshillojnë për realizueshmërinë ekonomike të ligës. Iniciativa pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat përmes të drejtave të transmetimit, sponsorizimeve dhe shitjes së aksesorëve komercial , ndërsa gjithashtu forcon profilin ndërkombëtar të qyteteve pritëse.
Liga po ashtu ka për qëllim të ofrojë një platformë stabile për talentët evropianë, duke reduktuar nevojën që lojtarët e rinj të lëvizin në SHBA për zhvillim profesional. Përmes krijimit të akademive elitare dhe degëve të reja, iniciativa NBA Europe synon të forcojë rrugët për sportistët e rinj për të konkurruar në nivelin më të lartë brenda Evropës.
Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa, ka shprehur se projekti NBA Europe do të përfitojë ekosistemin më të gjerë të basketbollit evropian. Edhe pse roli i ardhshëm i EuroLeague mbetet për t’u përcaktuar, bashkëpunimi midis FIBA dhe NBA shënon një ndryshim të rëndësishëm në peizazhin e basketbollit evropian.
Si përfundim, NBA Europe pritet të revolucionarizoj sportin, duke ofruar mundësi të reja për lojtarët, skuadrat dhe tifozët në të gjithë kontinentin, në fillimin e sezonit 2027/28.