3.8 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Nazarko: Pozita ndërkombëtare e Kosovës, më e dobëta ndonjëherë – S’ka përparim në dialog

- Advertisement -

Opinionisti, Mentor Nazarko sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova është shprehur se pozita ndërkombëtare e Kosovës është më e dobëta ndonjëherë.

Ai u shpreh se nëse zbërthehet pozita e dobët ndërkombëtare, sipas tij, Kosova ka marrëdhënie problematike me BE-në dhe SHBA-në dhe u shpreh se nuk ka përparim as në dialog.

“Pozita ndërkombëtare e Kosovës është më e dobëta sesa kurrë ndonjëherë, po flas në këto 15 vitet e fundit, kur Kosova është përfshirë në dialog me Serbinë dhe nëqoftëse do ta zbërthenim pozitën e dobët ndërkombëtare të Kosovës, Kosova ka marrëdhënie problematike me Bashkimin Evropian, ka marrëdhënie problematike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më në fund Kosova, së bashku me Serbinë, por këtu po i referohemi Kosovës, nuk ka përparim në atë që është shina kryesore e politikës së saj të jashtme, që është dialogu. Dialogu është i lidhur me njohjet, me avancimin ndërkombëtar të Kosovës”, u shpreh ai./Klankosova.tv

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit