11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Nazarko: Kurti po tregon frikë nga Grenell, nuk ia përmend emrin – Kosova i ka marrëdhëniet keq me të gjithë…

- Advertisement -

Analisti i çështjeve politike Mentor Nazarko, në emisionin Pressing në T7, ka deklaruar se politika e Jashtme e Albin Kurtit ka qenë katastrofike.

Ai ka theksuar se Kosova sot i ka marrëdhëniet e këqija me të gjithë aktorët e rëndësishëm botërorë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë e Francën.

Po ashtu, ai ka thënë edhe se Kurti po tregon frikë nga Grenell.

‘‘Duhet të thënë diçka me keqardhje, në gjykimin tim, politika e jashtme e Kurtit në këto katër vjet, apo edhe e Gërvalles, është katastrofike. Sot Kosova i ka marrëdhëniet e këqija me gjithë aktorët e rëndësishëm botërorë, i ka me Francën, i ka me Gjermaninë, i ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ka të ftohta me Shqipërinë,  dhe për një shtet të vogël kjo është katastrofike. Rreziqet janë reale. Ai njeri që po flet sot, ndaj Grenell, njeriu që e ka zyrën ngjitur me presidentin Trump, ndaj të cilit Kurti është duke treguar frikë, nuk po guxon të ia përmend emrin, edhe rrethi i tij i dytë nuk po guxon që ta akuzojë. Grenelli sot është figura më e zëshme e politikës amerikane në Ballkan’’, ka thënë ai ndër tjerash  në Pressing.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit