-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Nazarko: Kosova t’u përgjigjet të huajve që procesi i targave të shkoj pa tensione

- Advertisement -

Opinionisti në Tiranë, Mentor Nazarko përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë që Kosova duhet t’u përgjigjet të huajve që procesi i targave të shkoj pa tensione.

Ai gjithashtu foli edhe për planin planin franko-gjerman, për të cilin tha se Kosova duhet t’a bëjë studimin e tij në mënyrë të unifikuar, përcjell Klankosova.tv

“Kosova ka prioritet t’i përgjigjet Bashkësisë Perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të cilët i kërkojnë që të adresojë në një mënyrë më të sigurt problemin e targave, duke mos krijuar premisa që situata në veri të saj të ndizet dhe duke ushqyer kësi soji mundësinë për një konflikt Serbi-Kosovë, ku përfshihet NATO, ku përfshihen pse jo edhe aktorë të tjerë”.

“Kosova ka detyrimin që të studiojë në mënyrë të unifikuar, pra pozitë-opozitë planin franko-gjerman, për të cilin tashmë po krijohet qartësi”, është shprehur Nazarko.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit