Natyra Kuçi e PSD-së ka marrë mbështetje të madhe për kandidaturën e saj në Deçan.
Kuçi do të jetë kandidate për kryetare të Deçanit dhe sot u takua me mikun e saj, Florinin.
“Me Florinin diskutuam për Deçanin e nevojën për ndryshim që i duhet.
Përkrahja e tij është jashtëzakonisht domëthënëse për mua. Mbi të gjitha, garën për Deçan ma bënë më kuptimplotë e energjike, ashtu qysh është vet Florini!” u shpreh Kuçi.
Postimi i plotë:
Sot me kënaqësi e takova mikun tim të veçantë, Florinin.
Siç e njohin të gjithë, Florini është kontribudhënës i rëndësishëm për Kosovën, si në luftë, edhe pas luftës.
Me Florinin diskutuam për Deçanin e nevojën për ndryshim që i duhet.
Përkrahja e tij është jashtëzakonisht domëthënëse për mua. Mbi të gjitha, garën për Deçan ma bënë më kuptimplotë e energjike, ashtu qysh është vet Florini!
Shihemi në fushatë!