Natyra Kuçi, kandidate për kryetare të Deçanit, deklaroi në Pressing në T7 se po përdoret gjuhë joadekuate në drejtim të saj nga njerëz të pushtetit lokal atje.
Ndër të tjera, ajo rrëfeu se si u ndalua të vizitonte një shkollë, për të cilën tha se dëshironte ta shihte nga afër për të planifikuar mësimin gjithëditor të nxënësve aty.
“Kanihere ligji ne Deçan nuk po mrrin, kështu që duhet me u siguru që qytetarët e Deçanit mi ditë të drejtat e veta. Nuk ishte dashtë që asnjë drejtor i Arsimit me guxu mos i lanë nanat me hy në shkollë e me bërtitë mësuesit pse po i çoni video Natyrës”, tha ajo në Pressing.
“Shteti duhet me të lanë hapësirë, dojsha me planifiku qysh me u ba mësimi gjithëditor, kam mbetë pa qasje…”, u shpreh Kuçi.