9.4 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

NATO: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të vendeve aleate

- Advertisement -

Nga Arktiku deri në Detin e Zi, NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit të Aleatëve.

Në përgjigje të kërcënimeve në rritje, Aleanca ka përforcuar pjesën e saj lindore me më shumë forca dhe plane më të forta mbrojtëse, thuhet në një postim të organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.

NATO ka bërë të ditur se një komandë e re shumëkombëshe e forcave speciale, e udhëhequr nga Hungaria, është tani plotësisht funksionale.

“Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovakia dhe Sllovenia tani mund të punojnë së bashku më shpejt në misione të rëndësishme dhe të mbështesin operacionet e NATO-s/BE-së”, thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetin X.

Reagimi vjen pasi një aeroplan spiunues rus u kap sot në mëngjes nga aeroplanët MiG-29 polakë. Ky është incidenti i tretë brenda javës në rajonin e Detit Baltik.

Të ngjashme

Të fundit