Home Lajme Botë NATO-ja zotohet se do ta rrisë praninë në Baltik, pas dyshimeve për sabotim

NATO-ja zotohet se do ta rrisë praninë në Baltik, pas dyshimeve për sabotim

0
NATO-ja zotohet se do ta rrisë praninë në Baltik, pas dyshimeve për sabotim

NATO-ja ka thënë se do ta rrisë praninë në Detin Baltik, pas dëmtimit të linjave nënujore të internetit dhe kabllove të rrymës në një akt të dyshuar sabotimi, që besohet se u krye nga anije të së ashtuquajturës “flota e errët” e Rusisë.

Estonia njoftoi gjithashtu të premten se e ka nisur një operacion detar për ta mbrojtur një linjë të rëndësishme elektrike në Detin Baltik në koordinim me aleatët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha në një postim në rrjetet sociale pas një takimi me presidentin finlandez, Alexander Stubb, se “NATO-ja do ta shtojë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik.”

Si Finlanda ashtu edhe Estonia kanë brigje në Detin Baltik.

Exit mobile version