NATO “ia ka kthyer shpinën” Shteteve të Bashkuara, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
“Është goxha e dhimbshme që NATO ia ktheu shpinën popullit amerikan përgjatë gjashtë javëve të fundit”, tha Karoline Leavitt, Sekretarja për Shtyp, para gazetarëve, raporton “The Telegraph”.
“Është populli amerikan ai që e ka financuar mbrojtjen e tyre”.
Ajo shtoi se Donald Trump mezi po pret të zhvillojë një “bisedë të sinqertë” me Mark Rutte, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, më vonë sot në Uashington.





