0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

NATO do të rrisë numrin e ushtarëve në gatishmëri në mbi 300 mijë

- Advertisement -

Aleanca Veri-Atlantike në samitin e saj nesër në Madrid, do të rrisë numrin e ushtarëve në nivel të lartë gatishmërie në më shumë se 300.000, ka njoftuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi sot në Bruksel.

NATO ka aktualisht rreth 40.000 ushtarë të dislokuar përgjithmonë në tetë grupe luftarake në anëtarët e saj lindorë.

Në samitin e nesërm në Madrid, liderët e NATO-s do të marrin një vendim për ngritjen e disa prej këtyre grupeve luftarake në nivelin e brigadave.

Stoltenberg njoftoi se në konceptin e ri strategjik, të cilin aleatët do të miratojnë në Madrid, Rusia do të përkufizohet si kërcënimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë.

Në konceptin e fundit strategjik, të miratuar në vitin 2010, Rusia u përcaktua si një partner strategjik i NATO-s.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit