0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

NATO dërgon edhe 700 trupa në Kosovë

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se organizata euroatlantike do të dërgojë edhe 700 trupa të tjerë në veri të Kosovës, për të ndihmuar në shuarjen e përleshjeve dhe uljen e tensioneve.

“Ne kemi vendosur të vendosim 700 trupa të tjera nga forca rezervë operacionale për Ballkanin Perëndimor”, tha Stoltenberg përpara gazetarëve në Oslo.

Këtë deklaratë, Stoltenberg e bëri pas bisedimeve me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Store.

Ai tha se NATO gjithashtu do të vendosë një batalion shtesë të forcave rezervë në gatishmëri të lartë, në mënyrë që ato të mund të dislokohen nëse është e nevojshme.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, aktualisht përbëhet nga pothuajse 3,800 trupa.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit