24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Nations League/ Gjermania “shuplakë” Hungarisë, Holanda e Greqia bëjnë detyrën në “shtëpi”

- Advertisement -

Ishin vërtetë përballje spektakolare dhe kjo shihet nga numri i golave, plot 15 të tilla, për vetëm 3 sfida.

Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë “të vetën” duke arritur fitore të mëdha në “shtëpi”, në sfidat e tyre hapësë, të këtij sezon, të UEFA Nations League.

Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë mahnitur tifozët në “Merkur-Spiel Arena” të Dusseldorfit, duke shënuar plot 5 gola, në portën e Hungarisë, me Niclas Fullkrgu, Jamal Musiala, Florian Wirtz, Aleksandar Pavlovic e Kai Havertz, që shënuan nga një gol për të fitoren e Kombëtares së tyre.

Në “Philips Stadion” të Eindhovenit, Holanda ka arritur një fitore të madhe ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin e thellë, 5-2, me golat e Zirkzee, Reijnder, Gakpo, Weghorst e Xavi Simons, që nxorrën “të pavlefshëm” rrejtat e Demirovic e Dzeko, duke nisur me spektakël aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Ndërkaq, Greqia i është “falur” dopietës së “bomberit” të tyre, Fotis Ionnadis, përbëllë Finladës, ku arritën fitoren e thellë, 3-0, me golin e tretë dhe të fundit të sfidës, që erdhi pas autogolit të Kallman. /Abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit