8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nations League/ Fitojnë Gjermania e Turqia, “Tulipanët” holandezë ngecin në Budapest

- Advertisement -

Ishte padyshim ndeshje shumë të luftuara, ku mes tyre pati edhe surpriza.

Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjes të vlefshme për xhiron e tretë të UEFA Nations League, me Gjermaninë e Turqinë që nuk kanë gabuar ndërsa Holanda ngeci në transfertën e Hungarisë.

Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë mundur me rezultatin e ngushtë 2-1 Bosnje Hercegovinën, pas dopietës së Deniz Undav.

Në krahun tjetër, Turqia ka mundur me rezultatin minimal 1-0, Malin e Zi, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 69′-të nga këmbët e “fantazistit” të Fenerbahce, Irfan Fan Kahveci.

“Tulipanët” e Holandës nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Hungarisë, me golin për vendasit që e shënoi Roland Sallai, ndërsa Dumfries vulosi rezultatin e përgjithshëm të sfidës.

Në sfida të tjera, Ukraina mundi 1-0 Gjeorgjinë, Islanda barazoi 2-2 me Uellsin, ndërsa Suedia ndau pikë me Sllovakinë me 90 minutat që u mbyllën në shifrat 2-2.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit