-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Natalitet – fatalitet: Mehmetaj e nxjerr padijen shqetësuese të kandidatit për deputet nga lista e VV-së

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një koment të kandidatit për deputet nga lista e përbashkët e VV-së dhe Guxo-s, Luan Gacaferi, duke e vënë në pah paaftësinë e kandidatit për Kuvend që ta dallojë fjalën “natalitet” nga fjala “fatalitet”.

“Kandidati i Vetevendosjes per deputet paska thane qe Albin Kurti me shtesa per femije ka ndikuar ne rritjen e “fatalitetit”. Ka dashte me thane “natalitetit”. Me qeta VV-ja eshte ka i kerkon 500 mije vota. E kam dite qe lista e Vetevendosjes eshte eksperiment social. Po dojne me dite sa larg munden me shku me ofendim ndaj popullit. Kur thojne shqiptarte “boll u bo” – shkroi Mehmetaj.

Gazetari publikoi një pjesë të një shkëmbimi komentesh mes Gacaferit e një komentuesi.

Aty, një komentues pyet: “Pse Albini i ka lind vet a?” Ai u referohet rreth 23 mijë foshnjave të lindura për 10 muajt e këtij viti.

Gacaferi i reagon: “Jo, veç jep shtesa të fëmijëve, prandaj ka ndikuar në rritjen e fatalitetit.”

Një komentues tjetër e vërejti gabimin e rëndë të kandidatit për deputet dhe i tha: “Oj lopë natalitetit thuhet, jo fatalitetit”.

Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, fjala “fatalitet” e ka kuptimin e “fatkeqësisë së madhe”, “fatalizmit” dhe “të qenët fatal”.

Fjala “natalitet” nuk ekziston në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, sepse është fjalë e huazuar. Sidoqoftë, kuptimi i saj është “lindshmëri” dhe në fjalor përshkruhet si “aftësia për të lindur; pjellshmëria; numri i lindjeve në një vend brenda një periudhe të caktuar”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit