5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Natalia Portman divorcohet nga bashkëshorti pas 11 vitesh martesë

- Advertisement -

Aktorja e njohur, Natalie Portman dhe Benjamin Millepied janë divorcuar zyrtarisht pas 11 vitesh martesë.

Sipas People, një përfaqësues i Portman konfirmoi se fituesja e Oscarit në heshtje bëri kërkesë për divorc nga koreografi francez në korrik në Francë, ku çifti banonte me dy fëmijët e tyre. Divorci u finalizua muajin e kaluar.

Portman dhe Millepied u takuan për herë të parë në xhirimet e “Black Swan”, për të cilin Portman fitoi Oscarin për aktoren më të mirë në 2010.

Ata u martuan në Kaliforni në gusht 2012 dhe kanë një djalë 12-vjeçar, Aleph dhe një vajzë 7-vjeçare, Amalia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit