Nasim Haradinaj dy ditë më parë deklaroi se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ai tha se ata ishin të fortë e me shëndet.
Haradinaj për Nacionalen ka konfirmuar se e ka takuar Bashkim Smakajn, Salih Mustafën, Pjetër Shalën e Fadil Fazliun.
Kurse, gjatë kohës së takimeve, është përshëndetur me Isni Kilajn e Jakup Krasniqin.
Haradinaj dje tha se ata janë me shëndet të fortë.
“Unë sot jam shumë i relaksuar, sepse po kthehem nga shokët e mi për vizitë që i kam parë dhe ata më kanë dhënë një forcë dhe i kam parë shumë mirë dhe janë fortë mirë, të fortë dhe mirë me shëndet. Çka është më kryesorja janë opitimistë dhe të fortë”, u shpreh tutje ai përmes një lidhje direkte në Klan Kosova.