Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë një postim para pak minutash, duke lënë të kuptohet se ish-presidenti Hashim Thaçi ndohet sot në Kosovë.
“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total !”, ka shkruar Haradinaj, duke ia bashkëngjitur postimit edhe një fotografi të Hashim Thaçit.
Avokati i Thaçit, Luka Misetic, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesë për t’ia mundësuar ish-presidentit një vizitë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, megjithatë Haga s’e ka lejuar.