Naser Rugova anëtar i LDK-së, ka thënë se kjo parti është në krizë që nga viti 2010, kur drejtimin e saj e ka marrë Isa Mustafa e po vazhdon nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut.
Ai ka thënë se Abdixhiku është brumë i Isa Mustafës, dhe se kryesia e re është anemike.
“LDK në krizë serioze që nga viti 2010 kur në krye të saj vije një person që anëtarësohet tri vite më parë dhe bëhet kryetar i LDK-së. Dhe më pas e la një përfaqësues të tij nga një institut fantom, i cili vetë sa i ka shfrytëzuar buxhet shtetit të Kosovës e që sjanë parë kurrë.
“Kryetari aktual është anëtarësuar në vitin 2017. Udhëheqja e re është një brumë i dalë sepse Lumir Abdixhikun e ka sjellë Isa Mustafa në LDK dhe pa asnjë kontribut e ka radhitur të 8 në listë. Kryesia e re tepër heterogjene, nuk munden me gjet vetën. LDK-ja aktualisht është duke u marrë me një marketing të zbehtë dhe nuk ka një program politik që e rritë partinë”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata”.
Ai ka thënë se nëse Abdixhiku i fiton zgjedhjet e ardhshme do ta përkrahë, por ka shtuar pyetje se çfarë ka për të thënë nëse edhe pas kësaj qeveri të Kurtit nuk arrin që LDK-në ta bëjë partinë fituese.