Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nasër Rugova, i cili është edhe familjar i presidentit historik të Kosovës, i ka dhënë mbështetje Besim Mulajt në garën për deputet të LDK-së me numrin 79.
Rugova ka thënë se Mulaj është zë i fuqishëm dhe i artikuluar i Istogut dhe Kosovës.
Rugova ka ftuar qytetarët ta votojnë Mulajn për deputet.
“Zë i fuqishëm dhe i artikuluar i Istogut tonë dhe i Kosovës. LDK – 123, voto 79”, ka shkruar Rugova në një koment në një intervistë të Mulajt të cilën e ka publikuar në Facebook”.






