10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi për dy muaj, Izedin Bytyqit arresti shtëpiak edhe për një muaj

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’ia vazhdojë masën paraburgimit edhe për dy muaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizit.

Ndërsa ndaj zëvendëssekretarit të MMPHI-së, Izedin Bytyqit, gjykata ka aprovuar kërkesën e Speciales për vazhdim të arrestit shtëpiak edhe për një muaj.

Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Bytyqi dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse Hafizi për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit