13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

NASA dërgon një video nga hapësira në Tokë përmes laserëve

- Advertisement -

Në një demonstrim të suksesshëm të komunikimit me laser, NASA transmetoi një video Ultra HD në një distancë prej 19 milionë miljesh nga mjeti hapësinore Psyche drejt Tokës në fillim të muajit.

Është hera e parë që një video UHD transmetohet në hapësirë përmes laserëve. Por çfarë përmban videoja?

Është një klip 15 sekondësh i një maceje quajtur Taters. Sinjali i dërguar më 11 Dhjetor mori 101 sekonda për të mbërritur në Tokë nga vendndodhja e Psyche një distancë e cila është e barabartë me 80 herë distancën mes Tokës dhe Hënës.

Videoja ishte ngarkuar përpara se misioni të lançohej dhe u dërgua pas në Tokë me një shpejtësi prej 267Mbps. Mjeti hapësinor u lëshua në Tetor për të studiuar rripin e asteroideve mes Marsit dhe Jupiterit.

Pavarësisht se po transmetonte nga miliona milje larg, arriti të dërgonte videon më shpejtë sesa shumica e lidhjeve broadband sot në botë. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit