14.9 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

“Narracioni i Kurtit është i njëjtë me atë të Gjuriqit”- Gjini kritikon qasjen e kryeministrit ndaj ShBA-së

- Advertisement -

Në Rubikon të Klan Kosovës, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për Gjinin një prej momenteve më të rënda ka qenë kur e ka dëgjuar Kurtin të thotë se “shqiptarët nuk e dojnë Amerikën, veç po tuten që i len Amerika”.

Këtë narracion të Kurtit ai e ka krahasur me atë të Gjuriqit.

“Për mu një prej momenteve më të rënda, që e kam ni Albin Kurtin në vitin 2014, kur ju thotë grave në një tendë, “shqiptarët nuk e dojnë Amerikën, veç po tuten që i len Amerika”. Ky është fiks narracioni që e kanë përdor prej Gjuriqit e të tjerët që unë i kam dëgjuar, të njëjtat fjalë janë, kanë shku në Amerikë e kanë thënë “nuk iu dojnë juve shqiptarët”, u shpreh Gjini në Rubikon, transmeton Klankosova.tv

Tutje, Gjini ka kujtuar drejtimin “puro SHBA” të ish-presidentit Rugova.

“Edhe kur na ka thane Jugosllavia “s’ka me u prishë”, Rugova ka thanë “ka me u prish por me juve jam”. Edhe kur i kanë thanë “boll ke fol, boll e ke përmend demokracinë e lirinë”, ai (Rugova) ka thënë “ani, ani unë me ju jam”, nuk ka tregu kurrë as me një çerek veprimi që Kosova ka alternativë, përveç drejtimit puro SHBA”, tha Gjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit