-1.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Napoli shfrenon fantazinë – do 100 milionë dhe huazimin e Ronaldos për Osimhen

- Advertisement -

Skuadra e Napolit është e gatshme për një shkëmbim në mes të Victor Osimhen dhe Cristiano Ronaldo.

Të paktën kështu raporton Gianlucca Di Marzio.

Sipas po të njëjtit burim, nuk bëhet fjalë për një shkëmbim kokë me kokë. Skuadra italiane do 100 milionë euro, plus huazimin e portugezit, për ta lënë të lirë nigerianin.

Kjo ofertë do të jetë vështirë e pranueshme nga “Djajtë e Kuqë” që nuk e kanë ndërmend të shpenzojnë aq shumë për lojtarin, kur dihet se nuk është objektivi kryesor i merkatos.

Gjithsesi, ditët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare në lidhje me këtë çështje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit