26.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Napoli sfidon Interin për Lookmanin

- Advertisement -

Pas Interit edhe skuadra e Napolit është futur në garë për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman raportojnë mediumet italiane të dielën.

Lookman pritet të largohet këtë verë nga Atalanta, ekip që për kartonin e tij po kërkon 50 milionë euro.

Si Interi ashtu edhe Napoli kanë bërë ofertë në vlerë prej 40 milionë eurosh dhe janë në pritje të përgjigjes nga Atalanta, e cila është në pritje të ofertës edhe nga Leipzigu.

Në anën tjetër, Interi i ka ofruar Lookmanit kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 4 milionë eurosh derisa Napoli i ka ofruar sulmuesit pagë prej 5 milionë eurosh.

Të ngjashme

Të fundit