Pas barazimit ndaj Milanit, Napoli ka gjetur rrugën drejt fitores.
Napoli mposhti skuadrën e Salernitanas me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Giacomo Raspadori e zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, pas një asistimi nga Stanislav Lobotka.
Në pjesën e dytë Eljif Elmas hyri në ndeshje në vend të Khvicha Kvaratskhelias.
Ishte pikërisht Elmas ai që ia dha sigurinë kampionëve të Italisë, duke shënuar në minutën e 82-të.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Napli ngjitet në pozitën e katërt me 21 pikë, pas 11 ndeshjeve, derisa Salernitana është në vendin e fundit me vetëm katër pikë.
Vendasit po ashtu nuk kanë asnjë fitore deri më tani me katër barazime e shtatë humbje.
Ndeshjen e radhës Napoli e ka në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Union Berlin, derisa Salernitana përballet me Sassuolon.