Napoli nuk i ka ndryshuar planet sa i përket Romelu Lukakus.
Tre herë kampionët e Italisë duan që ta sjellin lojtarin e Chelseas sërish në Serie A.
Në anën tjetër, ndonëse Victor Osimheni e do largimin nga napolitanët, ende asgjë konkrete nuk ka nga flirtimi me Paris Saint-Germainin.
Mirëpo, pavarësisht situatës me nigerianin, klubi ku luan Amir Rrahmani do të vijojë të finalizojë transferimin e belgut.