Drejtuesit e Napolit kanë nisur zyrtarisht negociatat me Antonio Conten për postin e trajnerit, njoftojnë mediumet italiane të martën.
Te Napoli po duan ta angazhojnë Conten për trajner prej edicionit të ardhshëm dhe tashmë i kanë bërë ofertë zyrtare ish-selektorit të Italisë.
Napoli i ka ofruar Contes kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit dhe pagë vjetore prej 6.5 milionë euro dhe bonuse për ta bindur që të marrë drejtimin e ish-kampionit të Italisë.
Conte, aktualisht është i papunë kurse interesim për angazhimin e tij ka shprehur edhe skuadra e Milanit.
54-vjeçari është pa klub prej vitit të shkuar kur u largua nga Tottenhami, ndërsa ka punuar edhe te Interi, Chelsea, Juventusi, Siena, Atalanta, Bari e Arezzo.