Napoli ka arritur të marrë fitore në ndeshjen e xhiros 36 ndaj Torinos.
Ekipi i Luciano Spalletti mposhti me rezultat 1:0 Torinon.
Gjatë gjithë takimit ishte ekipi mysafirë që e dominoi lojën, por nuk ishin të saktë në konkretizimin e rasteve.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola.
Pjesa e dytë filloi përsëri më mirë për Napolin, ishte Lorenzo Insigne që mund të shënonte golin e avantazhit me anë të një penalltie.
Por, ai nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Po rridhte minuta e 73′ e ndeshjes kur Fabian Ruiz shënoi golin e avantazhit dhe të vetmin në këtë sfidë.
Pas kësaj fitore Napoli është në vendin e tretë me 73 pikë, ndërsa Torino qëndron në vendin e 10 me 47 pikë gjithsej.