0.9 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

Napoli mposht Sassuolon, por mbetet pa Rrahmanin

- Advertisement -

Pas tri barazimeve rresht, kampioni aktual Napoli, shënoi fitore në Serie A, duke e mposhtur Sassuolon me rezultat 1:0.

Napoli nisi furishëm ndeshjen duke shënuar gol pas vetëm shtatë minutash lojë, përmes mesfushorit Stanislav Lobotka. Napoli pati më pas mjaftë telashe me Sassuolon, që nisi të luante më mirë duke krijuar disa raste të mira me anë të Armand Lauriente dhe Luca Lipani.

Mirëpo porta e Napolit nuk u tund asnjëherë, dhe në këtë mënyrë skuadra e Antonio Contes, që edhe këtë herë mungoi në stol për shkak të suspendimit, arriti te tri pikë të vlefshme, duke iu afruar edhe njëherë tjetër Interit në 6 pikë.

20 minuta para fundit, Napoli mori lajm shumë të keq, pasi qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, u desh të largohej nga loja, shkaku i lëndimit jo të lehtë në kofshën e këmbës së majtë, derisa Aro Muric përveç golit të pranuar, ishte fantastik.

Në xhiron e ardhshme, Napoli ndeshet me Juventusin, kurse Sassuolo në shtëpi e pret Cremonesen.

Të ngjashme

Të fundit