-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Napoli mposht Romën dhe vazhdon si lider i tabelës në Serie A

- Advertisement -

Napoli ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Romës në kuadër të xhiros së 13-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë ishte mjaft e qetë me Romën që po mbronte mirë hapësirat në mbrojtje duke ua lejuar posedimin në tërësi Napolit.

Me rezultat të barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.

Napoli golin e fitores e shënoi në minutën e 54-të përmes Romelu Lukakut i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Giovanni Di Lorenzos.

Rasti më serioz për Romën në këtë takim erdhi në minutën e 66-të kur goditja me kokë e Artem Dobvyk u ndal nga traversa.

Me këtë fitore Napoli ngjitet sërish në krye të tabelës në kampionatin italian me 29 pikë të grumbulluara, një më shumë se Atalanta në vendin e dytë dhe Interi në vendin e tretë.

Roma në ndërkohë numëron 13 pikë dhe mban pozitën e 12-të në tabelë dhe duket se as ardhja e trajnerit Claudio Ranieri nuk ka ndikuar pozitivisht në rezultatet e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit