11.5 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Napoli me gjysmë ekipi mposhti Interin

- Advertisement -

Vetëm pak ditë pas debaklit në Champions League nga PSV 6-2, Napoli e arkivoi shpejt turpin e madh, dhe mblodhi forcë për t’u përballë me Interin në Serie A.

Në mungesë të shumë futbollistëve, kampioni aktual mposhti Interin me rezultat 3:1, për ta rimarrë pozitën e parë në tabelë me 18 pikë, një më shumë se Milan, kurse Interi mbetet me 15 pikë, por regjistroi humbjen e tretë në tetë xhiro.

Pasi Interi e nisi disi lojën më mirë dhe krijoi disa raste shënimi, Napoli fitoi penallti, prej nga Kevin De Bruyne realizoi, dhe menjëherë doli nga loja, pasi zgjati muskulin e kofshës së djathtë. Kurse më vonë edhe Neres pësoi lëndim për t’u zëvendësuar.

Interi vazhdoi të luante më shpejtë dhe më agresivisht, por assesi të shënojë.

Në momentet më të mira të Interit, Scott McTominay shënoi supergol nga 17 metra, duke paralajmëruar ndeshje edhe më të zjarrtë në vazhdim. Pak minuta më vonë edhe Interi fitoi penallti, prej nga nuk gaboi Hakan Calhanoglu.

Por, kur pritej që mysafirët të vërsulen edhe më shumë për golin e barazimit, Frank Anguissa, me një solo depërtim, shënoi poashtu gol të bukur për rezultatin final.

Në mesjavë luhet xhiro e 9-të, ku Napoli i shkon Lecces, ndërsa Inter e pret Fiorentinan.

Të ngjashme

Të fundit