29.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Napoli interesohet për Zhegrovën

- Advertisement -

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të jetë njëri prej përforcimeve të para te skuadra e Napolit për edicionin e ardhshëm, ka shkruar të premten e përditshmja “Corriere dello Sport”.

Bëhet e ditur se te Napoli janë të interesuar për sulmuesin e krahut, i cili është pjesë e skuadrës së Lillet.

Madje, thuhet se Napoli mund ta sigurojë Zhegrovën për më pak se dhjetë milionë euro dhe 24-vjeçari me teknikën që posedon dhe lëvizjet që ka, do të ishte një armë shtesë për repartin e sulmit.

Zhegrova është pjesë e Lillet prej janarit të vitit të shkuar kur iu bashkua nga Baseli dhe me ekipin francez ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Këtë edicion, Zhegrova ka 4 gola e 5 asistime në 24 paraqitje për Lillen në të gjitha garat.

Të ngjashme

Të fundit