18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Napoli interesohet për Grealish, i kërkon Cityt që ta ndihmojë t’ia mbulojë pagën marramendëse

- Advertisement -

Napoli është i interesuar për një huazim të Jack Grealish, i cili është jashtë planeve të Manchester Cityt, por sipas “Telegraph Sport”, klubi italian nuk ka ndërmend të mbulojë pagën e tij marramendëse prej 18 milionë eurosh në vit.

Napoletanët kanë treguar më parë se dinë si të rikthejnë në formë lojtarë të harruar nga Premier League, si Romelu Lukaku dhe Scott McTominay, dhe tani shpresojnë të bëjnë të njëjtën gjë me Grealish.

Ky i fundit nuk është përfshirë as në skuadrën e Cityt për Kupën e Botës për Klube këtë verë.

Ai mbush 30-vjeç në shtator dhe ka kontratë me kampionët anglezë deri në qershor 2027, por mund të jetë i hapur për një aventurë të re jashtë Anglisë për të rifituar formën e tij më të mirë.

Sulmuesi nga krahu i majtë nuk ka arritur kurrë të justifikojë shifrën e transferimit prej 117.5 milionë eurosh që Manchester City ia pagoi Aston Villas në vitin 2021, duke shënuar vetëm 17 gola dhe dhënë 23 asistime në 157 ndeshje zyrtare.

Duke rënë gjithnjë e më shumë në hierarki, një transferim te Napoli mund të jetë një mundësi për ringjallje për Grealish – por vetëm nëse ai pranon të ulë ndjeshëm pagën prej 300 mijë paund në javë (rreth 15.6 milionë paund në vit, ose 18.3 milionë euro).

Në rast të një huazimi, pritet që Manchester City të mbulojë deri në 50 për qind të pagës së tij gjatë qëndrimit në Napoli.

Të ngjashme

Të fundit