23.9 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Napoli – Inter, sonte do të zbulohet fituesi i Superkupës së Italisë

- Advertisement -

Napoli dhe Interi do të përballen sonte në finale të Superkupës së Italisë.

Kampioni aktual italian e mposhti pa problem Fiorentinën në gjysmëfinale të kësaj gare me rezultat të pastër, 3:0.

Ndërkohë, edhe nënkampioni evropian u shfaq i sigurt në atë fazë duke e mundur Lazion me rezultat identik, shkruan “Express”.

E tash, Amir Rrahmani me shokë do të mundohen ta fitojnë trofeun e parë sezonal në ndeshjen që do të luhet në Arabinë Saudite.

Napolitanët e kaluan një vit ëndrrash në 2023 duke e fituar titullin e kampionit në Itali dhe duke shkuar deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri” po e gëzojnë një formë të jashtëzakonshme duke kryesuar në Serie A dhe sonte konsiderohen i favoritë të lehtë.

Sidoqoftë, finales së Superkupës nuk i dihet kurrë.

Ndeshja mes Napolit dhe do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit