Amir Rrahmani ka qenë titullar dhe ka luajtur tërë ndeshjen në fitoren 2:1 që Napoli e ka shënuar të dielën në shtëpi ndaj Milanit në ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës së futbollit italian.
Matteo Politano (2’) dhe Romelu Lukaku (19’) realizuan golat për Napolin, ndërsa Luka Joviq (84’) shënoi për Milanin.
Pas 30 xhirove Napoli zë vendin e dytë me 64 pikë, tri më pak se Interi që kryeson. Milani është i nënti me 47 pikë.