Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe si mysafir në 1/8 e finales në UEFA Champions League kundër Eintracht Frankfurtit me rezultatin 0 me 2.
Qysh në pjesën e parë, skuadra italiane u tregua më e fuqishme dhe serioze – ku në minutën e 40’të, Victor Osimhen shënoi golin e epërsisë.
Në pjesën e dytë, ekipi ku luan futbollisti kosovar, Amir Rrahmani mbeti me një lojtar më shumë në fushë – pasi sulmuesi Kolo Muani u ndëshkua me kartonin e kuq direkt.
Në minutën e 65’të, Di Lorenzo shënoi golin e dytë dhe për fitoren e madhe të ekipit të Luciano Spallettit.
Ndeshja e kthimit në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ do të zhvillohet më 15 mars nga ora 21:00./Lajmi.net/