Napoli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Serie A.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi 0:2 në udhëtim ndaj Sassuolos, shkruan Gazeta Express.
McTominay kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes.
Kurse, në minutën e 57-të, një krosim nga gjuajtja e lirë e De Bruynes nuk u prekk nga askush, duke përfunduar në rrjetë dhe duke ia dhuruar golin e parë në debutim në Serie A De Bruynes.
Në këtë ndeshje luajti tërë kohën edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.