-1 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Napoli e mbyllë vitin me fitore, Rasmus Hojlund shkëlqen me dy gola

- Advertisement -

Rasmus Hojlund ishte i saktë dhe vendimtar me të dy golat, teksa Napoli mposhti Cremonesen e Jamie Vardyt për ta mbyllur vitin 2025 në mënyrën më të mirë.

“Partenopejt” kishin humbur vendin e parë në Serie A pas disfatës ndaj Udineses, por u rigjallëruan nga triumfi në Superkupën e Italisë në Riad.

Napoli fitoi 2-0 në udhëtim te Cremonese, për të vazhduar edhe më tutje garën për titullin kampion.

Rasmus Hojlund e gjeti golin e parë të ndeshjes në minutën e 13-të të ndeshjes.

Të dytin, Hojlund e shënoi po ashtu në pjesën e parë, në minutën e 45-të, gol i cili u asistua nga Scott McTominay.

Në pjesën e dytë nuk pati më gola, me Napolin që mori tri pikët e radhës në Serie A.

Kështu, Napoli gjendet i dyti me 34 pikë, një më pak se Milani në vendin e parë, dhe një më shumë se Interi në vendin e tretë, që ka edhe një ndeshje më pak.

Ndeshjen e sotme për Napolin e kompletoi edhe ylli dardan, Amir Rrahmani, i cili u vlerësua me notën prej 7.4 nga “Flashscore”.

Të ngjashme

Të fundit