20.8 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Napoli bën ofertë për Edon Zhegrovën

- Advertisement -

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë kësaj vere dhe shumë skuadra të njohura të Evropës kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mediumet në Francë, të hënën kanë raportuar se Napoli tashmë ka kontaktuar Lillen dhe ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e krahut.

Oferta e Napolit është vlerësuar tejet e ulët nga Lille, pasi ekipi italian për transferimin e Zhegrovës ka ofruar 10 milionë euro.

Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026 dhe ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.

26-vjeçari nuk ka luajtur për më shumë se pesë muaj për shkak të lëndimit, ndërsa këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 21 ndeshje.

Të ngjashme

Të fundit