Home Sport Napoli bëhen gati festën e titullit këtë fundjavë

Napoli bëhen gati festën e titullit këtë fundjavë

0
Napoli bëhen gati festën e titullit këtë fundjavë

Napoli mund të ketë festë të dielën. Një hap fals i Lazios të dielën më mesditë ndaj Interit dhe një fitore e Napolit ndaj Salernitanës, do të shpallte zyrtarisht këta të fundit kampionë të Italisë.

Klubi i De Laurentiis po përgatitet të festojë për titullin kampion e tretë pas më shumë se 30 vitesh pritje. Siç raporton “Il Mattino”, qyteti napolitan do të ndalojë paraprakisht makinat dhe do të lejojë vetëm lëvizjet e këmbësorëve.

Programi i ekipit nuk është ende i qartë, por e vështirë se do të ketë një paradë të lojtarëve me autobus nëpër rrugët e qytetit. Sipas të gjitha gjasave, festa e Napolit do të zhvillohet në stadiumin “Maradona”, në të cilin janë shitur të gjitha biletat.

Exit mobile version