Naomi Campbell ka ngjallur sërish zërat për një ribashkim me DJ-në gjerman, Rampa, pasi u shfaqën bashkë në një event luksoz në Londër javën e kaluar.
Supermodelja 54-vjeçare dhe partneri i saj i përfolur morën pjesë në festën e 150-vjetorit të markës prestigjioze të orëve “Audemars Piguet”, e cila u zhvillua në ambientet ekskluzive të “80 The Strand”, pjesë e grupit “Soho House”.
Sipas “MailOnline”, të dy mbërritën dorë për dore dhe kaluan mbrëmjen pranë njëri-tjetrit, duke lënë përshtypjen se janë ende çift.
“Naomi dhe Rampa dukeshin të qetë dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit”, tha një burim nga eventi.
Ky shfaqje e përbashkët vjen pas daljes së tyre së bashku në festën e Travis Scott në Monaco tre javë më parë — një detaj që i ka shtuar spekulimet, sidomos pasi çifti hoqi njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale në fund të vitit të kaluar, çka u interpretua si shenjë ndarjeje.
Në eventin e “Audemars Piguet”, Naomi mahniti me një fustan elegant ngjyrë krem, ndërsa mysafirët u argëtuan nga performanca e këngëtares së njohur Raya dhe shijuan ushqime të përgatitura nga kuzhinierë me yje Michelin.
Arritja e tyre u kap nga kamerat dhe pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur më tej thashethemet për një rikthim të mundshëm të romancës së tyre. Kujtojmë që Naomi dhe DJ Rampa, emri i vërtetë i të cilit është Gregor Sutterlin, thuhej se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre në fund të 2024-s, pas një romance intensive.