8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Nantes fiton Kupën e Francës

- Advertisement -

Nantes është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Francës, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në finale skuadrën e Nice. Ka mjaftuar një gol me 11-metërsh nga Ludovic Blas në fillimin e pjesës së dytë, që Nantes të çonte në qiell trofeun për herën e katërt në histori.

Një ndeshje balancuar për të dyja ekipet, që preferojnë të mos rrezikojnë shumë në minutat e para të takimit. Megjithatë, edhe në ato pak raste, ekipet nuk shfaqen rrezikshëm duke e lënë rezultatin e pjesës e ndeshjes të palëvizur.

Në pjesën e dytë ndodh ndryshe, me Nantes që hidhet menjëherë në sulm dhe vetëm pas pak sekondash lojë gjyqtari akordon një 11-metërsh. Blas e merr përsipër dhe nuk fal, duke kaluar Nantes në avantazh.

Ajo kërkon të thellojë diferencën për të siguruar trofeun dhe rrezikon sërish, fillimisht me Simon e më pas me Castelletto. Rrezikon gjithashtu edhe Nice, por Alban Lafont është me sytë nga trofeu dhe nuk e lejon topin të shkojë në rrjetë me dy super pritje. Kështu Nantes në fund ngriti trofeun.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit