Në serinë e radhës të çjerrjes së rrjedhës së anti-dijes, politologu Agon Maliqi zbërtheu paradoksin e metropolitakave – mendjeve të sofistikuara kur flitet për tema globale të ndërlikuara, por që manifestojnë një naivitet absurd, gati surreal, kur fjala vjen te realiteti politik rreth çështjes se veriut.
Sipas Maliqit, është “deliri dhe ereksioni i vonuar patriotik” ai që pengon ‘metropolitankat’ të shohin faktin se Presidenti serb, Vuçiq tashmë ka pranuar realitetin e ri në veri, në këmbim të përfitimeve diplomatike nga Perëndimi dhe zvogëlimit të rolit ndërkombëtar të Kosovës.
“Metropolitanka e Prishtinës e ka shetitur botën, lexon lajme ndërkombëtare dhe ka analizë gjeostrategjike të thelluar për çdo çështje – prej çështjes së Palestinës e deri te programi bërthamor i Koresë së Veriut. Por kur vjen puna te mahalla e vet, deliri dhe ereksioni i vonuar patriotik e verbojnë ndaj faktit se Vuçiqi me kënaqësi e ka pranuar situatën e re në veri në këmbim të marrëdhënieve më të mira me perëndimin dhe cungimin afatgjatë ndërkombëtar të Kosovës. Me lexu ai se çka flasin Metropolitankat, veç thotë: zgjate Zot!” – u shpreh ai.