18.8 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Nait Hasani i reagon Kurtit: Nëse s’e prezanton kabinetin deri të dielën, do të mbetet “shakaxhiu historik” i Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili nga Londra u shpreh se nëse të hënën nuk formohet Qeveria, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një prononcim për Lajmi.net, Hasani kritikoi ashpër Kurtin, duke e quajtur “analfabet funksional” për mënyrën se si po e trajton procesin e formimit të institucioneve dhe për, siç tha ai, sjelljen mosrespektuese ndaj Kuvendit dhe partive të tjera politike.

Tutje ai shtoi se nëse nuk arrin ta formojë qeverinë mbetet shakaxhiu historik i Kosovës me mashtrimet e tij.

“Ai do të zgjidhet apo jo nuk ka rëndësi, ka rëndësi sjellja mos përfillse e tij dhe injorimi politik i partive politike dhe Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se ka numra që në fillim, po me veprimin e tij po tregon sjelljen e analfabetit funksional. Ai duhet të dielën deri në orën 12:00 të japë kabinetin qeveritar, ose do të mbetet shakaxhiu historik i Kosovës me mashtrimet e tij”, tha Hasani.

Të ngjashme

Të fundit