7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Nait Hasani i ashpër me ata që shkojnë në Speciale: Janë fundërrina, asnjë në luftë nuk është ndalë për ideologji, penguan luftën

- Advertisement -

Ish- i burgosi politik Nait Hasani ka folur për Gjykatën Speciale, dhe për gjykimin që po ju bëhet Thaçit, Veselit e të tjerëve.

Hasani në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se kanë bërë një luftë çlirimtare kundër Serbisë.

“Ne kemi bërë një luftë çlirimtare, kundër Serbisë dhe kundër njerëzve që e kanë pengu luftën për liri dhe çlirim. Ne nuk kemi luftu kundër njerëzve, as shqiptarëve e as serbëve që kanë dasht të jetojnë. Ne kemi luftu kundër Serbisë si pushtet si shtet për me shliru Kosovën. Asnjë dimension tjetër lufta jonë ska pas as nuk ka.

Në gjykatën e Hagës që është mbajt për Ramushin për Fatmirin është dëshmu si luftë clirimtare sepse kanë dalë njerëzit e pafajshëm nga ajo gjykatë”.

Tutje, ai thotë se ka një luftë të brendshme dhe se po tentohet që të futet përqarje.

“Këtu dimensioni i luftës është lufta e brendshme ku po tentohet të futet një përqarje, se këtu ka luftu filani, u ndalu filani ose s’është ndalu. Por luftë ka qenë, si keni dasht ta zhvillojmë luftën me proqka. Luftë, njerëzit janë vrarë”.

Ai ka folur edhe për dëshmitarët kundër UÇK’së që po dëshmojnë në Hagë. Pse na nuk i mbrojmë njerëzit tanë. Ta mbrojmë lirinë tonë. Nëse ne e lejojmë që të shkojnë atje të shprazen e të tregojnë barabarizëm. Turp të ju vijë që në një gjykatë ndërkombëtarë të dënohet UCK. Ata që shkojnë atje janë fundrrina e njerëzve të shtetit tonë që sot dalin atje e thonë se ma ka dhënë një shuplakë, e më ka ndalë filani

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit