9.2 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Nait Hasani flet për torturat çnjerëzore në burgjet serbe: Tortura kineze ishte më e rënda, nuk ndaleshin deri në alivanosje

- Advertisement -

Ish i burgosuri politik dhe një ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, ka treguar se çfarë tortura kishte kaluar në burgjet e regjimit serb si shkak i aktivitetit të tij kombëtar.

Hasani thotë se shqiptarët kanë qenë cak i torturave çnjerëzore nëpër burgje.

“Torturat më të rënda. Tortura kineze ishte më e rënda. Nuk ndaleshin deri në alivanosje. Tortura kineze është ajo kur ta vendosin një dritë përpara dhe nuk të lënë të flesh. Pastaj të godasin me një thikë kur e shohin se po i mbyll sytë. Ka qenë e mundimshme dhe e paparamenduar. Pastaj kapja për organe gjenitale. Tortura me elektro shok”, rrëfehet ai.

“Na mbante gjallë ideali. Kur sillnin njerëz na kujtonin ato kafshët që i gjuanin nëpër dysheme. Ishte e paramendueshme. Vinte gardiani dhe na godiste pa ndërprerë. Pastaj dikur erdhi një ditë dhe tha se nuk ka më vend që të të godasë”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit