-0 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Nait Hasani apel Bedri Hamzës: Pranoje Fatmir Limajn në PDK

- Advertisement -

Ish deputeti dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Nait Hasani, ka bërë thirrje për unitet të plotë brenda Partisë Demokratike të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Përmes një reagimi publik me një fotonnha Kleçka heroike, ai u bëri apel strukturave të PDK-së që t’i hapin rrugë bashkimit të forcave politike brenda spektrit të djathtë, shkruan Scanner.

Hasani theksoi se më 28 dhjetor vendoset shumë për të ardhmen e vendit dhe se vetëm një PDK e bashkuar mund të sigurojë fitore.

“Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë. Në dorën tënde është bashkimi dhe fitorja më 28 dhjetor, Bedri Hamza”, u shpreh ai.

Duke kërkuar angazhim të drejtuesve të partisë, Hasani i bëri thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të përdorë autoritetin e tij politik për të miratuar shkrirjen dhe pranimin e Fatmir Limajt dhe strukturave të tij brenda PDK-së.

Sipas tij, këtë bashkim po e kërkojnë jo vetëm rrethanat politike, por edhe qytetarët, ushtarët, simpatizantët dhe elektorati i PDK-së.
“Bashkimi bën fuqi. Hajde kryetar, bëne hapin në frymën e unitetit – bëje bashkimin”, tha Hasani.

Ai theksoi se bashkimi i forcave është i domosdoshëm për të përballuar sfidat e vendit dhe për të siguruar një të ardhme më të fortë për Kosovën.

Mesazhin e tij, Hasani e shoqëroi me një fotografi të shkrepur në Kleçkë, vend simbolik i rezistencës dhe i fitoreve të mëdha për lirinë e Kosovës, ku – siç tha ai – “na bashkoi lufta për liri”.

Postimi i plotë:

Le te na bashkoj ky 28 dhjetor per fitore

Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë,
ne doren tende eshte bashkimi dhe fitorja me 28 dhjetor,
Bedri Hamza.
Ne frymen e Unitetit dhe te bashkimit te forcave per fitore ne zgjedhjet e 28 dhjetorit,
kerkoj nga Kryetari i PDK zoti Bedri Hamza te perdor autoritetin dhe pergjegjesit politike te tij si kryetar dhe kryesia e PDK-se te miratoj, qe ne gjiun e saj te pranoj shlkrirjen e Fatmir Limajt si pjese te saj.
Bashkimin dhe shkrijen e kerkon koha e rrethanat politike te kohes neper te cilen po kalon Kosova.
Bashkimin dhe unitetin e forcave te copezuara te PDK-se sot po e kerkojne ushtaret, qytetaret, simpatizantet dhe elektorati politik i PDK-se.
Bashkimi bene Fuqi, hajde kryetar bene hapin me frymen e unitetit bene bashkimin.
Une jam per bashkim sepse mendoj te bashkuar sot jemi me te forte para cdo sfide per te ardhmen e vendit.

Kjo eshte fotografi e shkrepur në Kleçkën heroike ku na bashkoj lufta per liri e ku janë arritur fitore të mëdha për Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit