21.2 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

- Advertisement -

Sot është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku para trupit gjykues janë paraqitur tre të akuzuarit: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Gjatë seancës, avokatja e Naim Murselit ka paraqitur një kërkesë për ta dërguar klientin e saj në ekzaminim psikiatrik, e cila është aprovuar nga gjykata, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

Ndërkohë, Naim Murseli, para gjykatës, ka deklaruar se ndihet krejtësisht i pafajshëm. Ai tha se, nëse Prokuroria arrin të konfirmojë akuzat kundër tij si porositës dhe planifikues i vrasjes së bashkëshortes së tij, do të kërkojë vetë dënimin me burgim të përjetshëm

Të ngjashme

Të fundit