Kandidati për kryetar të Drenasit nga Iniciativa Qytetare “Për Drenas e Kosovë”, Naim Bazaj, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke theksuar se synon një kapitull të ri për komunën.
“Përmes këtij programi, ne hapim një kapitull të ri në historinë e Drenasit – një kapitull ku qytetarët janë partnerë të barabartë në vendimmarrje, ku çdo projekt dhe çdo investim shërben për ta përmirësuar jetën tuaj dhe për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë,” ka thënë Bazaj në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.
Ai ka bërë të ditur se programin e plotë qeverisës qytetarët mund ta shohin online, ndërsa ka shtuar se qëllimi kryesor është që vendimet për Drenasin të merren nga vetë qytetarët, jo nga të tjerët.
Iniciativa Qytetare “Për Drenas e Kosovë” do të garojë në zgjedhje me numrin 138.
https://www.facebook.com/share/p/12Gbsph6T1P/